Monday, June 4, 2012

PDSH në Strugë reagon për xhaminë “Mustafa Çelebi”

Dega e PDSH-së në Strugë përmes një konference ka reaguar lidhur me rrënimin e  një pjese të xhamisë "Mustafa Çelebi" në qendër të Strugës. 

Për zgjërimin, ndërtimin apo rindërtimin e kësaj xhamie, sipas burimeve, akoma nuk është kompletuar projekti, ka një memorandum nga Ambasada e Turqisë, ku parashihet se cilat intervenime ndërtimore do të ndërmirren në këtë objekt 5 shekullor, ndërsa ka reaguar edhe Enti dhe Muzeu në Ohër, që është institucion i autorizuar për mbrojtjen e monumenteve të trashigimisë kulturore. 

Kryetari i Degës së PDSH-së në Strugë, Lavdrim Elmazi për këtë ka akuzuar kryetarin e komunës së Strugës dhe myftiun e Myftinisë së Strugës, Ferat Polisi.

"Autorët e rrënimit të kësaj xhamie të vjetër nuk ndryshojnë aspak nga rrënuesit e xhamive të këtyre trojeve në kohën e Kralevinës së Serbisë, nuk ndryshojnë aspak nga komunistët jugosllav, sepse këto janë mbetjet e tyre. Kjo xhami është monument kulture, pjesë e kulturës shqiptare ndër shekuj në Strugë, ashtu siç është pjesë e kësaj kulture edhe hamami i Strugës, objekt i cili që nuk restaurohet por është shëndërruiar në lavazh makinash", theksoi Elmazi.

Sipas tij, PDSH në Strugë distancohen nga këto veprime të papërgjegjshme dhe kërkon nga Myftinia e Strugës të japë llogari para qytetarëve siç thuhet për katrahurën që ka krijuar dhe rikonstruimin e xhamisë. (M.Latifi/INA) 



No comments:

Post a Comment