Saturday, June 16, 2012

Shqipëria bllokon deklaratën e SEECP-së, shkak Kosova

Shqipëria bllokon deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore(SEECP), që u mbajt në Beograd.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja deklaroi se pasi pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë, që ka udhëtuar në samit, ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.

"Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre", ka thënë Belortaja.

Gjatë fjalimit të tij Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t`i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ashtu si dhe në iniciativat e tjera rajonale.

Ndërkaq, presidenti serb Tomillav Nikolliç, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, pasi sipas tij, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë. (INA)

 

 



No comments:

Post a Comment