Tuesday, June 19, 2012

Xhaferri: BDI po përpiqet të menaxhojë situatat në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka theksuar se BDI si pjesë e koalicionit është munduar që të menaxhojë sitatuat e fundit provokuese në Maqedoni, pavarësisht sipas tij deklaratave politike që kanë provokuar opinionin. 

Xhaferri këtë e ka theksuar për televizionin RTVZIK të komunitetit shqiptar në Danimarkë, ku është përgjigjur mbi zhvillimet e fundit, incidentet, vrasjen e pesëfishtë dhe problemet e tjera që po përballet vendi.  

“Ne jemi mundu të menaxhojmë situatat pavarësisht deklaratave politike që kanë provoku opinionin. Faktori politik shqiptar ka ndikimin në të gjitha sferat, pasi që janë të përfaqësuar në të gjitha institucionet dhe gati pa ndikimin apo pjesëmarrjen e shqiptarëve rrallë ndodhë që të ndodhë diçka pa praninë e shqiptarëve. Ne gjithë jemi ambicioz, nuk dua të bëj krahasim me periudhën e mëhershme, por ka shumë shembuj të qartë se në polici, gjyqësi, administrata lokale  e deri qendrore, dhe gati nuk ka shërbim ku të mos ketë shqiptarë. Kuptohet që vazhdimisht ka interes për të rritur përfaqësimin”, ka deklaruar Xhaferri. 

Sipas tij, partia shqiptare që është pjesë e koalicionit vazhdimisht po bën dhe do të bëj përpjekje të vazhdueshme për avancimin e çështjes së shqiptarëve. 

Ai ka folur edhe mbi zgjidhjen e kontestit të emrit dhe problemet që po shkakton bllokimi i procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE. 

“Maqedonia është vend me papunësi të madhe si vendet tjera të Ballkanit dhe procesi i izolimit do të bllokojë edhe më tutje vendin dhe të gjitha proceset janë të kushtëzuara. Ne shpresojmë se me zgjedhjet greke dhe fitoren e forcave proevropiane të kemi një zgjidhje dhe të ketë dialog për të ardhur kompromis, ku të dyja palët të jenë fituese dhe kjo hapë rrugën për anëtarësim në NATO, që është në interes rajonal, për shkak të një stabiliteti të brishtë”, ka shtuar Xhaferri. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë po merrë pjesë në Konferencën e organizuar nga “Dialog Forum”. (INA)

 



No comments:

Post a Comment