Thursday, June 21, 2012

Gëzuar dhe për shumë vite “Sveti Sava”

- Shqiptarët në shtetin e quajtur Maqedoni gjithmonë  kanë qenë një popull i vuajtur dhe i nënçmuar në shumë aspekte të jetës së tyre. Çdo herë dikush ata është munduar që t'i paraqesë  si një popull i pa vlerë dhe si një "pakicë" pa ndikim në jetën shoqërore të këtij vendi. Të pakënaqur dhe të irrituar nga   nëçmimi  i skajshëm populli shqiptar,   e në veçanti rinia shqiptare,  në pamundësi për të patur rrugdalje tjetër nga kjo situat në vitin 2001  u detyruan që t'i  kapin armët dhe të mbrojnë dinjitetin e tyre kombëtar.  Ajo periudh ishte periudha më e ndritshme dhe më  krenare e këtij populli të shumvuajtur. Të rinjët dhe të rejat,  pa hezitim iu bashkangjiten këti ideali.  Ata  menduan  për një ardhmëri më të mirë si  dhe për ruajtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare e cila  deri në atë kohë ishte nëpërkëmbur dhe përbuzur në çdo pore të jetës. Të bashkuar,   nën emblemën e krenarisë kombëtare  duke mos menduar për pasojat e mundshme, pa mos iu, duke mos e llogaritur as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, u nisën rrugës së ruajtjes se krenarisë kombëtare. 

- Por sot pas një distance kohore  plotë 11 vite nga ajo periudhë e lavdishme, parashtrohet pyetja se ku ndodhemi dhe çka kemi arritur? A thua  vallë sikur ata të rinj tanë ta kishin ditur se  pas asaj periudhe të lavdishme të  krenarisë që e kishim në vitin  2001, vit plotë sakrifica nga biijtë tanë më të dalluar, a do ta kishin vepruar ashtu siç vepruan?  Sot 11 vite më pas, për fat të keq nuk ngeli shumë nga ai  ideali i tyre  i cili është i nëpërkëmbur skajshmërisht . 

- Vetëvetiu parashtrohet pyetja: a thua  vallë si ndjehen ata  11 vite më pas , nga koha e  flijimit të  tyre  kur i shohin shqiptarët  se në çfarë gjendje të mjerueshme ndodhen? Aktualisht shqiptarët dëbohen nga shtëpite e tyre, shqiptarët rihen në vatrat e tyre, shqiptarët burrgosen në shtëpitë e tyre ndonëse janë  të pafajshëm. Është evidente se shqiptarët diskriminohen në çdo skaj të jetës së tyre. 

- A thua  vallë  ndjehen të qetë kur kuptojn se  kanë  luftuan për të sjellë në qendrën e Shkupit përmendore të disa pseudo patriotëve maqedonas. 

- A thu vallë ata janë të qetë kur kuptojnë që Universiteti i Tetovës i cili u themelua me derdhjen e gjakut shqiptar duke e mbrojtur  nga strukturat mizore  e sot për fat të keq  i njëjti  është shëndruar në një pronë private të disa individëve të cilët për interesa më të ngushta klanore e kanë vënë në pikëpyetje ardhmërinë e kombit shqiptarë-rininë. Janë aq të paskrupullt në intencat e tyre duke e shkatërura rininë me të vetmin qëllim, që t'i mbuxhin xhepat e tyre mee të hollat që u dedikohen studentëve. 

- Nuk e kanë dhe aq lehtë nga ana tjetër kur kuptojnë se nga ana e Qeverisë këtij universiteti i shkurtohen mjetet financiare në dobi të universiteteve të cilat ndodhen në pjesën  lindore të Maqedonisë ku nuk gravitojnë shqiptarët.  Është me rëndësi që mos të pengohet biznesi i tyre e sa për rininë shqiptare le ta mendojnë të tjerët.

- Dhe më skandalozja nga aktualitetet poltike në vend ndërlidhur me shëminin e 100 vjetorit të Popullit shqiptar ku nuk ndahen asnjë denar nga buxheti qeveritar për këtë destinim. Parashtrohet pyetja si ndjehen këta të rinj me veprime të këtilla përbuzëse antishqiptare nuk kohën  kur nga ana tjetër po kjo qeveri,  me po këto përfaqësues shqiptarë si pjesë përbërëse e qeverisë   ndan mjete prej 2 milion denarësh për të festuar SVETI SAVEN dhe për të kënaqur dëshirat e komunitetit serb që jeton në këtë vend. 

- I përkujtojmë përfaqësuesit shqiptarë në qeveri se populli shqiptar në këtë vend përbën 35 %  e e popullsisë së përgjithshme të këti vendi e ndoshta edhe më shumë( gjë që do të dëshmohej  sikur ta kishit realizuar regjistrimin deri në fund ) ndërsa nga ana tjetër  pakica serbe është e perfaqësuar me vetëm 2 % e ndërlidhur me këtë le të përllogaritet se cila është shuma e mjeteve që duhet ndarë nga buxheti shetëror.

- Në vazhdim parashtrojmë një sërë pyetjesh drejtuar  përfaqësuesve shqiptarë  që  participojnë në qeveri :  ku humbi vlera e shqiptarëve në këtë vend?  pse luftuan shqiptarët?  A luftuan  të njëjtit që sot me paratë e taksa-paguesve shqiptarë të kremtohet SVETI SAVA dhe të anashkalohet kremtimi i 100 vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar?  Ku  ju shqiptarë të nderuar pjesë e strukturave qeveritare, a ndjeheni edhe ju krenar për atë që shqiptarët festojnë 1 shekull shtet në kohën  kur të tjerët vuajnë ende për atë?  A  e ndjeni edhe ju krenarinë  e gjithë kombit shqiptar për të kremtuar këtë eveniment kaq të madh? Nëse përgjitha juaj do ishte PO ( ndonëse kam një çikë dyshimi sa i përket kësaj  përgjigjeje) atëherë me çfarë fytyre lejuat  2 milion euro për SVETI SAVËN dhe nuk ishit në gjendje të nxjerni ASNJË denar për 100 vjetorin e Shqipërisë? 

- Si do t'u dilni përpara popullit dhe  dëshmorëve dhe t'u tregoni se paratë që mlidhen nga shqiptarët do ti harxhojnë serbët duke festuar SVETI SAVËN?  Me këtë që na e bëtë ju  si dhe shum  gjëra tjera që jeni duke na i bërë,  nuk do na mbetet asgjë tjetër  për të thënë prandaj ju   themi të gjithë së bashku – GËZUAR DHE PËR SHUMË VITE SVETI SAVA- .



No comments:

Post a Comment