Tuesday, June 26, 2012

Ronaldo beson se Spanja është e kalueshme

Cristiano Ronaldo insiston se Portugalia do të futet pa frikë në ndeshjen gjysmëfinale përballë Spanjës, që llogaritet favorite jo vetëm e kësaj ndeshjeje, por e gjithë turneut, shkruajnë mediumet e huaja të hënën. Ronaldo ka bërë të ditur se synimi i tij dhe i Portugalisë është të luajnë në finalen e “Euro 2012″, më 1 korrik në Kiev. 

Portugalia dhe Spanja do të përballen të mërkurën mbrëma në stadiumin “Donbass Arena” të Donetskut. Portugalia eliminoi Çekinë, kurse Spanja Francën në ndeshjet çerekfinale. 

“Pse jo. Synimi ynë është të luajmë në finale të Evropianit. Mendoj se kemi cilësi dhe deri më tash kemi treguar lojëra të mira. Spanja është një kundërshtare e fortë, por ne nuk ia kemi frikën aspak”, u shpreh Ronaldo. “Po përparojmë nga ndeshja në ndeshje dhe me rëndësi është se brenda ekipit po mbretëron një atmosferë shumë e mirë”. 



No comments:

Post a Comment