Friday, June 22, 2012

Ministria e Kulturës ndan pensione kombëtare, asnjë personalitet shqiptarë

Ministria e Kulturës e Maqedonisë sot ka ndarë nëntë pensione kombëtare për nëntë shkenctarë dhe artistë maqedonas që kanë dhënë kontribut për kulturës maqedonase. 

Në mesin e nëntë personaliteteve nuk është gjetur asnjë emër i kulturës dhe shkencës shqiptare në Maqedoni. 

Ministrja Elizabeta Kançeska – Milevska sot i ka ndarë vendimet për pensionet kombëtare, që janë pensione mujore të përjetshme për personalitetet maqedonase, në mesin e tyre asnjë shqiptarë: Dimitar Qornakov, Petar Muliçkoski, Robolub Anastasov, Vladimir Svetiev, Milka Evtimova, Tomislav Shopov, Risto Grupçe, Boris Romanov dhe Dimitri Marinovski. 

Ministrja Kançeska- Milevska i ka falenderuar në emër të Qeverisë së Maqedonisë të gjithë personalitetet për kontributin e tyre për kulturën maqedonase. 

Ky është grupi i dytë i personaliteteve të historisë, kulturës, shkencës dhe letërsisë që shpërblehen me vendimet për pensione të përjetshme, të ashtuquajtura kombëtare.  Vlera e pensioneve kombëtare është sa një pension më i lartë në Maqedoni. (INA)



No comments:

Post a Comment