Wednesday, June 27, 2012

Kërkojnë largimin e Mimozës

Kërkojnë largimin e Mimozës

Nëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta marrë parasysh kërkesën e disa zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), atëherë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, do të mbesë pa punë.

Kjo kërkesë ka ardhur pas vendimit që ministrja Kusari- Lila ka marrë për vendosjen e tarifës prej tridhjetë e pesë për qind për import të çimentos nga Shqipëria.

"I kemi kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi që ta shkarkojë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, për shkak të atij vendimi kontrovers që ka marrë sa i përket tarifës prej tridhjetepesë për qind për import të çimentos nga Shqipëria", ka thënë një burim i gazetës brenda partisë së Pacollit.

Ai ka theksuar se AKRja është e shqetësuar me vendimin e Kusari-Lilës ngase, siç ka thënë ai, është krijuar monopol, janë dëmtuar në masë të madhe edhe bizneset edhe qytetarët.

Por, këtë kërkesë e ka mohuar shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, e cila i ka thënë "Zërit" nëpërmjet telefonit se nuk ka dëgjuar për diçka të tillë.

"Unë nuk di që kemi kërkuar, po të ishte kjo e vërtetë, do ta dija, sepse unë jam shefe e Grupit Parlamentar./zeri/



No comments:

Post a Comment