Sunday, June 3, 2012

Ivanov dhe mentori i tij Gruevki po destabilizojnë Ballkanin

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe mentori i tij, kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin. 

Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke Nea Demokratia dhe lideri i saj Antonis Samaras. 

"Presidenti i Shkupit tregon se nuk ka mësuar asgjë nga rrjedha e Samitit të NATO-s në ]ikago dhe nga rezultatet që ka arritur vendi i tyre. Andaj, ai së bashku me mentorin e tij politik NikollaGruevski po vazhdojnë me qëndrimet e tyre që çojnë në destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, duke përjashtuar nismat greke për gjetjen e një zgjidhje korrekte dhe afatgjate për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve", thuhet në reagimin e ND-së, të firmosur nga Panos Panajotopulos, përgjegjësi për politikë të jashtme i kësaj partie. 

Reagimi i tyre vjen pas intervistës së presidentit Ivanov ku ai thotë se Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe të mos kushtëzojë për zgjidhjen e kontestit të emrit. (INA)



No comments:

Post a Comment