Sunday, July 15, 2012

Vazhdojnë temperaturat tropikale

Temperaturat tropikale vazhdojnë edhe sot në Maqedoni, me ç`rast temperatura do të shkojë prej 34 deri në 42 gradë celsius.

Shkalla e indeksit UV do të jetë 9 në nivelin e rrezikut. Do të fryejë erë e ngrohtë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i njejtë me temperatura deri 41 gradë celsius.
Qeveria ka rekomanduar që me qëllim të mbrojtjes nga temperaturat e larta, në zonat e përfshira nga faza e portokallisë, qytetarët në të shumtën e rasteve të lirohen nga puna, kryesisht ata që punojnë në ambiente të hapura  si dhe personat me gjendje jo të mirë shëndetësore, shtatëzënat dhe të moshuarit mbi 60 vjet.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që qytetarët të respektojnë rekomandimet e tyre për këtë periudhë verore si në konsumimin e ujit, moskonsumimin e ushqimeve të rënda dhe praktikimin e veshjeve të lehta. (INA)



No comments:

Post a Comment