Monday, July 9, 2012

Burrel, grabiten me maska disa makina, shoqërohen 7 persona

Grabiten me maska disa makina në aksin Bushkash-Burrel ndërsa policia ka shoqëruar 7 persona të cilët dyshohen si autorë të grabitjeve.

Sipas policisë, persona të maskuar dhe të armatosur ndalonin automjetet gjatës natës në këtë aks dhe duke përfituar nga errësira u merrnin pasagjerëve paratë dhe sendet me vlerë.

Me të marrë denoncimet nga personat të cilët kishin rënë preh e grabitësve policia ka nisur hetimet duke bërë të mundur shoqërimin e 7 personave të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në këto grabitje. (INA)



No comments:

Post a Comment