Monday, July 30, 2012

Kuçi: Pa viza në 2013-tën

Kuçi: Pa viza në 2013-tën

Viti 2013 po shihet si koha më reale prej pozitës dhe opozitës në Kosovës, për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se Kosova prej vitit 2009 ka punuar njëanshëm për t`i plotësuar kriteret që i kërkon BE-ja për liberalizimin e vizave. Por, për të marrë liberalizimin, Kuçi thotë se duhet pritur vitin 2013.

"Pres që viti 2013 të jetë vit i perspektivës së qartë të liberalizimit të vizave. Por, edhe këtë vit, Raporti i Progresit do të përcaktojë afrimin tonë, përparimin dhe detyrat që duhet t`i kryejmë", ka thënë Kuçi, në një bisedë për "Express".

"Jam i bindur se një arritje e madhe do të vlerësohet qysh në tetor të këtij viti", ka shtuar ai.

Me gjithë pritjet e zyrtarëve vendës, raportet ndërkombëtare vazhdimisht kanë theksuar se në Kosovë krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problemet më të madhe për të ecur më shpejt drejt BE-së. Pavarësisht problemeve, Hajredin Kuçi thotë se ka pasur progres në fushën e drejtësisë.

"Liberalizimi i vizave i ka katër shtylla dhe një prej shtyllave është edhe çështja e rendit dhe ligjit dhe natyrisht kjo është puna elementare që duhet të bëhet kryesisht në koordinim nga Ministria e Drejtësisë, po shumë punë duhet të bëjë gjyqësori, prokuroria dhe të tjerët", ka thënë ai..Koha/



No comments:

Post a Comment