Tuesday, July 10, 2012

Nikolliq: S'do jem kurrë president i Prishtinës

Nikolliq: S’do jem kurrë president i Prishtinës

Presidenti i Serbisë Tomillav Nikoliq ka deklaruar se ai kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë, dhe se duhet të shihet se deri në ç'masë Serbia mund të shtrihet në Kosovë.

"Unë mendoj se nuk do të jem kurrë president në Prishtinë, dhe as presidenti i autoriteteve të përkohshme në Prishtinë nuk do të jetë kurrë president në Mitrovicë," ka thënë ai për gazetarët në Serbi.Sipas tij, është e nevojshme që të arrihet një konsensus në lidhje me atë "çka është Kosovë" dhe se si duhet të sillet shteti serb ndaj Kosovës.Nikoliq tha se duhet të qartësohet cështja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, enklavat ku jetojnë serbët, katër komunat në veri, si dhe përfaqësimi në takimet ndërkombëtare.I pyetur se a ekzistojnë kushte të reja për Kosovën, Nikolliq ka thënë se nuk mund të priten kushte tjera, kur vazhdimisht potencohet se Serbia duhet të krijojë marrëdhënie të mira me shtetin fqinj të Kosovës. "Më shumë nga kjo as nuk mund të na e vizatojnë e as të na e thonë", ka thënë ai, duke shtuar se dëshira e atyre që e kanë pranuar pavarësinë, është se kjo pavarësi të jetë e plotë, gjë që sipas Nikolliqit, Serbia nuk do ta pranojë kurrë./Botasot/



No comments:

Post a Comment