Sunday, July 29, 2012

Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në Fushë

Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Fushë – Bulqizë.

Aksidenti pasoi kur një furgon me pasagjerë është përplasur me një automjet të tipit “Mercedes Benz”.

Policia e mbërritur në vendngjarje, saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

Po sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Mësohet se viktimat udhëtonin në autoveturën tip “Benz”, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës. Për katër të plagosurit e tjerë është nisur urgjentisht një helikopter nga Tirana, për t'i transportuar drejt Spitalit Ushtarak. (BW/INA)



No comments:

Post a Comment