Thursday, July 12, 2012

BDI: PDSH e prirur për ofendime dhe kasaphane

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)  konsideron që PDSH është një parti politike që tradicionalisht e ka kontaminuar hapësirën publike me ofendime, fjalë banale dhe kasaphane, andaj edhe nuk e meriton vëmendjen e shqiptarëve si dhe hapësirën mediatike.

“Vet fakti që përfaqësimi i shqiptarëve ka lëvizur vetëm 1% në kohën kur PDSH uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, por me vullnetin e VMROsë, flet mjaftueshëm për kredibilitetin dhe moralin e PDSHsë dhe eksponentëve të saj. Nëse këtyre fakteve të pamohueshme ju shtohen edhe veprimet antikombëtare të PDSHsë bashkë me kasaphanën ndaj shqiptarëve në 16 muajshin më të zymtë për shqiptarët, atëherë bëhet e qartë se pse shqiptarët kanë votuar kundër PDSH gjatë gjithë kohës sa edhe ekziston kjo parti e dështuar. Raportet e institucioneve të pavarura flasin qartë rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Raporti i pakontestuar i Avokatit të Popullit thekson që numri i shqiptarëve në administratën shtetërorë nga viti 2008 gjer më vitin 2011 është dyfishuar nga 8.642 në 17.598 të punësuar dhe kjo e dhënë nuk mund të mohohet nga askush”, thekson kjo parti duke i`u përgjigjur akuzave të sotme të deputetit të PDSH-së, Bekim Fazliu, lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve.

BDI thekson është në aleancë me popullin shqiptar dhe për punët e veta jep llogari para shqiptarëve, ndërsa mbetet në moralin e PDSHsë të flasë për aleancat dhe llogaritë e veta.(INA)



No comments:

Post a Comment