Saturday, July 14, 2012

Mërgimtarët pritje të gjata në Hungari dhe Serbi

Mërgimtarët shqiptarë informojnë se kaos dhe pritje të gjata po pësojnë në pikat kufitare midis Hungarisë dhe Serbisë.

Një mërgimtarë shqiptarë nga Tetova informoi për INA se në vendkalimin Horgosh midis Hungarisë dhe Serbisë janë detyruar të presin për tre orë. "Është një katastrofë e madhe dhe po pësojmë keq me këto pritjet në kufi. Jemi të detyruar që të presim këtu më shumë tre orë", deklaroi mërgimtari shqiptarë.

Kaosi për shkak të makinave të mëdha që po presin vazhdon të mbretërojë në këtë pikë kufitare. Sipas mediave serbe, pritjet e gjata po shkaktohen nga turqit, të cilët po kthehen në vendlindjen e tyre, mirëpo duke shfrytëzuar destinacionin rrugor Serbi – Maqedoni – Greqi dhe më pas në Turqi.

Këto udhëtime bëhen tashmë në hyrje të muajit të Ramazanit, kur mërgimtarët turq kthehen në vendlindje për këtë muaj. Fluksi i madh është shkaktuar gjithashtu edhe nga numri i madh i mërgimtarëve shqiptarë, që gjithashtu në këtë periudhë vijnë për pushime në vendlindje.

Përkundër Horgoshit, në vendkalimin Batrovc, midis Kroacisë dhe Serbisë gjithashtu ka pritje të gjata, por jo më shumë se një orë. Fluksi i madh i makinave është pakësuar në pikat e pagesës rrugore në afërsi të Nishit në Serbi, ku ditë më parë ishte shkaktuar një kolonë prej 15 kilometrave, pas një aksidenti që ishte përfshirë në atë zonë dhe nga fluksi i madh i makinave të turistëve të huaj. (INA)



No comments:

Post a Comment