Saturday, July 28, 2012

'Të gjithë s'bashku kundër proceseve të montuara politikisht’

Lideri i Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi se, arrestimet e motivuara politikisht do të ndihmojnë përforcimin e frontit opozitar për rrëzimin e kësaj garniture qeveritare e cila po keqpërdorë ligjin për qëllimet e tyre klanore, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

"Nëse do të vazhdojnë me arrestime të motivuara politikisht, dhe procese të tilla në Maqedoni, ky do të jetë motiv shtesë për të gjithë ata që angazhohen për demokraci dhe shtet ligjor që të bashkohen të gjithë. Edhe ata që janë në koalicion, edhe ata që nuk janë, të bashkëngjiten dhe të japin kontributin e tyre që Maqedonia sërish të bëhet shtet normal, shtet i lirë dhe demokratik ku do të respektohet Kushtetuta dhe ligji, e jo dëshira apo vullneti i një njeriu dhe ku nuk do të ketë raste që për interesa të grupeve të caktuara të njerzëve në pushtet, të shkelen ligjet dhe të keqpërdoren institucionet", ka deklaruar Cërvenkovski në Ohër.

Këto komente ai i ka bërë duke u përgjigjur duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar lidhur me mundësinë eventuale të arrestimit të partnerit të tij të koalicionit, Lupço Georgievski.

Lidhur me koalicionimin e LSDM-së me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale në komunat Strugë dhe Kërçovë, Cërvenkovski përsëriti qëndrimin e thënë ditë më parë nga sekretari general i LSDM-së, Andrej Petrov se, "nëse në Kërçovë dhe në Strugë ekziston person i përkapshim për të gjithë qytetarët, neve nuk na pengon që ti japim mbështetje por nuk na pengon që edhe VMRO-DPMNE-ja ta mbështesë të njëjtin kandidat"-ka thënë Cërvenkovski. (INA)



No comments:

Post a Comment