Tuesday, July 10, 2012

Volers: Mbështesim procesin e zgjidhjes së emrit

Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers deklaroi sot se SHBA mbështet negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë për të gjitha çështjet e hapura, sidomos për çështjen e emrit.

Ai këtë e theksoi sot me rastin e dorëzimit të një donacioni për mbështetjen e policisë kufitare të Maqedonisë. Ambasadori Volers nënvizoi se mbështetja do jetë për gjithçka që në përgjithësi do të përmirësoj atmosferën dhe do të ofrojë dyja palët.

Ambasadori amerikan nuk ka dashur të komentojë çështje të tjera lidhur me zhvillimet aktuale në vend, duke nënvizuar se SHBA është një vend partner i Maqedonisë dhe do të mbështesë ate. (INA)



No comments:

Post a Comment