Monday, July 30, 2012

Hiqen suveniret kosovare nga aeroporti “Adem Jashari”

Hiqen suveniret kosovare nga aeroporti "Adem Jashari"

Suveniret me simbole të Kosovës janë hequr nga "freeshopi" i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke. Zëdhënësi i ANP-së "s'ka çka të thotë për këtë". Ministrja Çitaku, e cila nuk kishte qenë e informuar për këtë fakt, ka thënë se "kjo duhet të ndryshojë menjëherë", shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm disa muaj më parë, në hapësirën e "blerjes së lirë" në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka pasur me bollëk simbole të Kosovës. Suvenire si Hyjnesha në Fron, skulptura të personaliteteve, si aso të humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe të heroit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban Aeroporti i Prishtinës, do të mbushnin raftet e kësaj hapësire. Flamuj kombëtarë të shqiptarëve e asi shtetërorë të Kosovës kanë qenë simbolet e tjera që lehtë kanë mundur të bliheshin aty.

Një ish-punonjëse në "freeshop", e cila nuk deshi t'i përmendej emri, ka thënë se këto simbole kanë qenë ndër më të kërkuarat./Koha/



No comments:

Post a Comment