Një thesë me para është zhdukur mbrëmë nga arka e pikës së pagesës rrugore në fshatin Gllumovë të Shkupit.
Kjo është bërë e ditur nga transportuesit e parave të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, të cilët kanë hasur dje arkën e zbrazët dhe mungesën e parave.
Rasti menjëherë është lajmëruar në stacionin policor “Gjorce Petrov” në Shkup dhe se policia është vënë në ndjekje dhe për ndriçimin e rastit.
Deri tani nuk dihet se bëhet fjalë për grabitje dhe se nuk dihet akoma se sa para mund të kenë qenë në thesin e mbushur me para, të grumbulluara nga taksat e pagesës rrugore. (INA)
No comments:
Post a Comment