Friday, July 13, 2012

Një person vritet nga policia në Strugë

Një person ka humbur jetën gjatë ndjekjes nga policia në fshatin Kalishtë të Strugës. Jozyrtarisht mësohet se viktima është Vejsel.M (1987) nga ky fshat, i cili është goditur për vdekje nga një plumb dhe plaga e tij është konstatuar gjatë kapjes së tij nga policia në oborrin e një shtëpie.  

MPB ka bërë të ditur versionin e saj lidhur me ngjarjen duke theksuar se gjith[ka kishte pasuar pas shumë ngjarjeve të lidhura natën e së enjtes me personin e shumëkërkuar Vejsel.M. 

Aksioni policor në ndjekje të viktimës nisi pasdite, kur një person kishte lajmëruar policinë për sulm fizik nga Vejsel.M.  Policia është vënë në kërkim të viktimës, i cili nuk ishte dorëzuar vullnetarisht dhe se kishte refuzuar urdhërat për të ndaluar, duke ikur në drejtim të Liqenit të Ohrit. Policia në një moment ka shkrepur plumba në ajër. Gjatë kësaj situate, Vejsel. M theksohet se kishte sulmuar një taksi në të cilin gjendeshin dy turistë holandez. 

"Pas pak kohe Vejseli është kapur në oborrin e një shtëpie në fshatin Ladorisht, kun ë ndërkohë ka arritur edhe përforëcimi nga pjestarët tjerë të policisë, të cilët duke e ngritur me qëllim që të fusin në furgonin policor, kanë vërejtur gjak në gojën e Vejselit dhe menjëherë janë nisur në drejtim të Qendrës medicinale në Strugë, me qëllim për ti dhënë ndihmën mjekësore.  Kur kanë mbërritur në Qendrën medicinale në Strugë, nga ana e mjekut të mjekësisë së përgjithshme është konstatuar vdekja, ndërsa nga ana e kirurgut nga kontrolli i parë është konstatuar plagë hyrëse nga armë zjarri në pjesën e majtë të shpinës", theksoi komunikata e MPB-së. 

Vejsel.M disa ditë më parë ishte liruar nga spitali neuropsikiatrik në Demir Hisar. Babai i tij, vëllai dhe motra, duke u frikësuar nga keqtrajtimi fizik dhe psikik kanë ikur nga shtëpia e tyre në Kalishtë dhe janë vendosur me qira. (INA)

 



No comments:

Post a Comment