Sunday, July 22, 2012

CIA, FBI dhe Interpoli po zbulojnë vrasësin në Burgas

Policia bullgare me ndihmën e shërbimeve sekrete hetimore amerikan CIA  dhe FBI si dhe Interpolit po punon për zbulimin e identitetit të vetëvrasësit kamikazë me bombë në pushimoren Burgas në Bullgari, ku u vranë gjashtë veta, mes tyre pesë izraelit.

Hetuesit kanë publikuar një xhirim nga kamerat e sigurisë së aeroportit në Burgas, ku shihet një person që dyshohet të jetë autori i sulmit vetëvrasës më 18 korrik në një autobus me turistë izraelit.

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov deklaroi se është vërtetuar se sulmuesi nuk është shtetas bullgar dhe se ai në Bullgari kishte qëndruar së paku vetëm katër ditë. Ai ka nënvizuar se në këtë sulm me bombë vetëvrasëse është përdorur tritol, edhe ate rreth 3 kilogram. Mediat bullgare dyshojnë se në këtë sulm ka pasur persona të tjerë të involvuar që kanë kryer sulmin me anë të aktivizimit përmes telefonit celular.

Një kompani për dhënien me qira të makinave në Burgas ka bërë të ditur se ka hasur sulmuesin vrasës, i cili kishte kërkuar me shërbim një makinë. Ata kanë thënë se nuk i dhanë makinën, për shkak të dyshimeve për posedimin e një sasie parash prej 500 eurove dhe posedimin e patent shoferit të falsifikuar të SHBA-ve. Pronarët kanë theksuar se sulmuesi i dyshuar është me origjinë arabe. Tek vrasësi u gjet vetëm një patent shoferi me emrin Zhak Felipe Martin, lëshuar nga shteti Michigan. (INA)



No comments:

Post a Comment