Thursday, July 26, 2012

Belgjikë, çifti shqiptar kërcënoi me vetëvrasje

Një çift bashkëshortësh nga Kosova ka tentuar të kryejë vetëvrasje në mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin Liezhë të Belgjikës, pasi që shteti belg nuk i kishte pranuar lejen e qëndrimit. 

Shtetasi i Kosovës i moshës 45 vjeçare së bashku me bashkëshorten e tij ishin ngjitur në një pallat shumëkatësh në këtë qytet dhe kanë tentuar të vetëvriten në shenjë revolte ndaj shtetit belg. 

Ky çift bashkëshortor më shumë se 25 vite nuk kishte siguruar lejen e qëndrimit në Belgjikë dhe kishte marrë vazhdimisht përgjigje negative. Të irituar nga ky vendim, çifti i revoltuar ndërmori aktin e vetëvrasjes. Gjendja e tyre e depresionit ka kulmuar, pasi që 45 vjeçari kishte ngelur pa lekë, pasi që nuk kishte arritur që të marrë pagën mujore nga një punë që kishte kryer në të zezë në qytetin e Liezhit. Shtetasi i Kosovës është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim, duke qenë edhe nën mbikqyrjen e mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në një shtëpi për përkujdesjen e grave dhe gjendet nën trajtimin e psikologëve. Po ashtu, policia belge ka arrestuar punëdhënësit e azilantit kosovar, i cili nuk kishte kryer obligimin e pagesës ndaj punëtorit të tij. (A.Martini/INA)



No comments:

Post a Comment