Sunday, July 15, 2012

RDK përgënjeshtron ministrin Bejta

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në Maqedoni ka drejtuar akuza ndaj ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta.

"Në pres konferencën e organizuar më datë 13.07. 2012 në lidhje me kredinë e miratuar nga Banka Botërore për komunën e Gostivarit, në vlerë prej 1 milion euro, ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta në tërësi dezinformoi opinionin publik. Miratimi i kredisë në fjalë është rezultat i një procesi të vështirë dyvjeçar të udhëhequr nga kryetari i komunës dhe kryetar i RDK, Rufi Osmani, në funksion të shëndetësimit të buxhetit të komunës dhe plotësimit të kritereve shumë të vështira të aplikuara nga Banka Botërore dhe të verifikuara me Rejtingun Kreditor të përcaktuar nga Agjencia kreditore me famë botërore Moody's", deklaron RDK, duke shtuar se qeveria qysh në  vitin 2010 kur nuk ka qenë ministër Bejta ka dhënë mendimin pozitiv për kreditimin e komunës së Gostivarit nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) nga Kredia e Bankës Botërore.

"I gjithë komunikimi i komunës së Gostivarit është realizuar me Bankën Botërore më saktë  MSIP – Municipal Services improvement Project, me drejtoreshën me seli në Shkup. Në këtë proces të argumentimit dhe përpunimit të projekteve, analizave fiskale, studimeve të fizbilitetit, vendimi final miratohet në selinë e BB në Uashington, ndërsa MVL dhe ministri në fjalë, nuk ka pasur kurrfarë kontributi dhe njohurie për këtë kredi.
Argumentet bindshëm argumentojnë të vërtetën e vetme se merita ekskluzive për kredinë afatgjate të miratuar për komunën e Gostivarit në vlerë prej 1 milion euro nga Banka Botërore, i takon menaxhmetit komunal të udhëhequr nga kryetari më reformator në nivel të Ballkanit Perëndimor, Rufi Osmani", nënvizon RDK.



No comments:

Post a Comment