Sunday, July 29, 2012

Kosovë, njohjet e premtuara që mungojnë

Një vit më parë, tek fliste në mbledhjen e Qeverisë për aktivitetin e tij lobues në Afrikë, Behgjet Pacolli prezantonte si sukses "bindjen" e përfaqësuesve të pesë shteteve të këtij kontinenti për ta njohur Kosovën brenda pak javësh që do të pasonin. Ka shkuar një vit dhe tani ndodhemi po në Ramazan, muaj kur sërish administrata në Mali ndodhet në pushim. E, ende mungon vendimi për njohjen e Kosovës nga ky vend.

Kishte përmendur edhe Gabonin, Çadin, Togon e Nigerinë, shkruan sot Koha Ditore. Gaboni njohjen e kishte deklaruar brenda kohës kur kishte paralajmëruar Pacolli, ndërsa  Çadi e ka deklaruar njohjen tek në fillim të qershorit të sivjetmë. Por, të njëjtën nuk e kanë bërë deri sot Togo e Nigeria. Për këtë të fundit vazhdon të pohojë se njohja ka ndodhur, por notën verbale kurrë nuk e ka prezantuar. Në këtë Pacolli ka marrë demantimin edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit dhe nga vetë Ambasada amerikane në Kosovë.

Pacolli i është përgjigjur me heshtje paralajmërimit, të cilin e kishte dhënë një vit më parë. Prej të mërkurës ai ka refuzuar të tregojë arsyet që e kishin shtyrë të deklarohej se njohjet do të vinin. (KD/INA)



No comments:

Post a Comment