Saturday, July 14, 2012

Bullgari, kapen dy kontrabandues maqedonas të cigareve

Dy shtetas të Maqedonisë me një makinë me targa bullgare janë kapur në Bullgari për përfshirje në kontrabandimin e cigareve.

Dy shtetasit u ndaluan në pikën kufitare Logozhad, në Jugperëndimor të Bullgarisë, me ç`rast pas kontrollit të makinës së tyre u gjetën rreth 500 kuti cigaresh të pa akcizuara. Cigaret u gjetën të fshehura në rezervoarin e makinës, pasi që ajo funksiononte me gaz. Ky ka qenë tentimi i 113 i kontrabandistëve për të kontrabanduar cigare në këtë pikë kufitare. (INA)



No comments:

Post a Comment