Wednesday, July 18, 2012

Skandali i Presidentit të KE-së me presidenten Jahjaga: Si quheni ?

Skandali i Presidentit të KE-së me presidenten Jahjaga 

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj ka bërë skandalin e radhës me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilën pas takimit e ka pyetur se si quhej, sepse nuk mund të mbante mend emrin. 

Ai i parashtroi pyetjen presidentes Jahjagës vetëm pak para fillimit të konferencës me gazetarët.  ”Si quheshit e nderuar (What`s your name, dear)” ka pyetur Van Rompuj dhe gjithcka është fokusuar nga mediat e pranishme.  Xhirimi është publikuar edhe nga televizioni i internetit EU, ku shihet edhe sqarimi disa herë i presidentes së Kosovës se ajo quhet “Jah-ja-ga”. 

Ky veprim i Rompuj është cilësuar si një gaf dhe skandal dhe që është përqeshur nga mediat evropiane. Zyrtarët evropian në disa raste kanë bërë skandale të këtij lloji duke mos njohur dhe mos ditur emrat e zyrtarëve që janë pjesë e agjendave të takimeve të tyre. (INA)



No comments:

Post a Comment