Tuesday, July 31, 2012

Babai hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit në Tiranë

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmë në ambientet e maternitetit të ri, në Tiranë.

Një baba ka hedhur nga dritarja e maternitetit "Koço Glozheni" foshnjën që sapo e kishte lindur bashkëshortja e tij.

Hysen Bibaj nga Burreli, 33 vjeç është dorëzuar pak minuta më parë në polici dhe ka pranuar vrasjen e djalit të tij tre ditësh. Bibaj në gjendje depresioni, hodhi gjatë orëve të mbrëmjes djalin e tij nga dritarja e katit të pestë të maternitetit "Koço Glozheni" në Tiranë.

Mësohet se foshnja seksi i të cilit nuk bëhet i ditur, është vënë nën kujdesin e bluzave të bardha ku dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar babanë të hedh fëmijën nga dritarja e dhomës së maternitetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Nëna e fëmijës është identifikuar si L.Biba nga rrethinat e Librazhdit. (NOA/INA)



No comments:

Post a Comment