Monday, July 23, 2012

Ban Ki – Moon mbërriti në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon prej mbrëmë ka mbërritur për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni.

Ai mbrëmë ka ateruar me aeroplanin special në Ohër, ndërsa paradite agjenda e tij nis me takimin me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, të cilët do të kenë një konferencë të përbashkët me gazetarët dhe një shëtitje të shkurtër në Ohër. Më pas, eskorta e sekretarit Ban Ki Moon do të udhëtojë drejt Shkupit.
 
Njeriu i parë i organizatës botërore, i cili po qëndron në Maqedoni në kuadër të një turneu ballkanik është o shoqëruar edhe nga ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Metju Nimic. Kjo nënkupton sipas burimeve qeveritare, se kontesti i emrit dhe zgjidhja e tij është një nga çështjet kryesore në agjendën e kësaj vizite, në planin e bisedimeve dhe zhvillimeve politike.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë. MPB e Maqedonisë ka ndërmarrë masat e forta të sigurisë për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në dispozicion të Ban Ki Moon do të jetë edhe makina speciale e blinduar e sapoblerë nga MPB në vlerë prej 600 mijë eurove. (INA)



No comments:

Post a Comment