Monday, July 30, 2012

FFM zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës Futbollistike të Maqedonisë, që zhvilloi punimet në Ohër, u bënë ndryshime kadrovike në Kryesi dhe u miratua vendimi për ndryshime statutare, që mundëson përdorimin edhe të gjuhës shqipe në në FFM.

Kështu, gjuha shqipe, sipas arsyetimit të bërë nga FFM-ja bëhet gjuha e dytë zyrtare krahas asaj maqedonase, sipas rregullimit me Kushtetutë.
Sipas FFM-së, ndryshimet statutore kanë qënë faktor kryesor për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të FFM-së më FIFA-në dhe UEFA-në.

Mosmiratimi eventual i Statutit do të shkaktonte ballafaqim të FFM-së me sanksione nga ana e organizatave të futbollit europian dhe botëror.

Në këtë Kuvend me karakter zgjedhor, u bënë edhe ndryshimet e pritura kadrovike, me ç'rast kryetari i gjertanishëm i FFM-së, Harallampije-Hari Haxhiristevski është larguar nga posti i kryetarit, me dorëheqjen e ofruar për shkaqe personale, për ti hapë rrugë siç është shprehur ai, "kuadrove të reja që të dëshmohen" në postin e kryetarit të ri të FFM-së, konkretisht Illço Georgievskit.

"Sot dëshmuam se futbolli në Maqedoni ka të ardhme. Këtë besim që më keni dhënë, për mua është shumë punë e madhe. Jam njeri i futbollit dhe mund të premtoj se do të jem kryetari më efikas në FFM. Premtoj angazhim 24 orë, transparent dhe tërësisht i përkushtuar zhvillimit të futbollit në Maqedoni. Do ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin me UEFA-në dhe FIFA-në. Besoj se do të krijojmë atmosferë të re, ngritjen e infrastrukturës dhe kthimin e besimit në futbollin e Maqedonisë"-ka premtuar kryetari i ri i FFM-së, Illço Georgievski. (M.Latifi/INA)



No comments:

Post a Comment