Monday, July 23, 2012

Nishani bën betimin si President para Kuvendit

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani sot do të marrë zyrtarisht detyrën, pas seancës së betimit para Kuvendit të Shqipërisë.

Ceremonia e betimit të Presidentit të zgjedhur të Republikës do të zhvilloher në ora 18.30, në sallën e seancave plenare. Pas betimit dhe këndimit të Himnit Kombëtar, Presidenti i Republikës do të mbaj para Kuvendit një fjalë përshëndetëse. Në këtë seancë plenare është i ftuar Trupi Diplomatik si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare të vendit.

Nishani u zgjodh nga Kuvendi më 11 qershor, në postin e Presidentit të Republikës, pasi pro kandidaturës së tij votuan 73 deputetë, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë ishin të pavlefshme.

Ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të pranishëm në sallën e parlamentit, nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të shtetit. (INA)



No comments:

Post a Comment