Wednesday, July 25, 2012

Terror në plazh, 2 të vrarë e 2 të plagosur te Mali i Robit

Dy të vrarë dhe dy të plagosur janë rezultat i një konflikti në zonen e plazhit në Malin e Robit në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite prane nje resorti privat ne kete zone.

 

Konflikti mbi nje siperfaqe prej me shume se nje hektar ne bregdetin e Malit te Robit mes autorit te dyshuar dhe njerit prej viktimave ka perfunduar ne krim ne nje nga zonat me te frekuentuara nga pushuesit, duke shtuar pasigurine per jeten dhe pronen ne vend. 

Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që jane plagosur gruaja dhe djali i viktimes Shehu, perkatesisht Erjon dhe Blegije Shehu. Burimet spitalore bejne te ditur se i riu ndodhet ne gjendje te rende, ndersa nena e tij ka dale jashte rrezikut per jeten. 

Krimi ndodhi ne afersi te molit me gure te ndertuar buze detit, prane shezlongeve te resortit, pjese e prones se pretenduar nga Tragaj, por edhe nga familja Shehu. Ne qershor te ketij viti Ardian Tragaj i arrestuar pak minuta pas krimit peruroi permes nje ekspozite pikture, resortin e tij ‘Ura Li’ te Malit te Robit, nderkohe qe ishte i bindur se pronesia mbi territorin bregdetar eshte ne favor te tij, pasi pretenduesi tjeter nuk eshte banor vendas, njoftoi TCH.

Konflikti eshte acaruar jashte mase me afrimin e sezonit turistik dhe burime nga policia lokale bejne te ditur se te dyja palet zoteronin dokumentacion mbi pronesine dhe per kete ndodheshin ne proces gjyqesor. Sot Sulejman Shehu eshte futur me force ne resortin privat te piktorit, se bashke me familjare te tij dhe ka nisur te ushtroje presion me arme mbi Tragen, i cili ne gjaknxehtesi e siper ka marre automatikun dhe ka qelluar mbi to, duke lene te vdekur pa dashje dhe rojen e sigurise se objektit te tij. 

Ngjarja ka shkaktuar terror mes pushuesve te shumte qe ndodheshin aty, nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia. Ata kane nxituar te largohen me shpejtesi ne panik pasi nisen krismat. Nderkohe ne pyetje lidhur me zhvillimet e ngjarjes jane marre edhe pushuesit, ndersa flitet dhe per persona te tjere te perfshire, po te larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe policia njofton se ka arrestuar djalin e dyte te viktimes qe u kap me arme ne automjetin e tij. (INA)

 



No comments:

Post a Comment