Saturday, July 7, 2012

Osmani përuroi solemnisht rrugën Çegran – Forinë

Në prezencën e qindra qytetarve të Çegranit dhe të Forinës sot në mënyre solemne kryetari i Gostivarit Rufi Osmani I shoqeruar nga deputeti i RDK-së Izet Zeqiri lëshuan në përdorim rrugen e re në gjatesi prej 5.5 kilometra .

Në një atmosferë festive përfundimi i këtij aksi rrugor ku gravitojnë 15 mijë banorë u prit dhe u përshendet me entuziazëm shumë të lartë nen jehonen  e zurlave dhe tupanave . 

Në fjalën e tij përuruese në Çegran  dhe në Forinë ndërmjet tjerave kryetari  Osmani theksoi: Të nderuar banor të Cegranit dhe të Forinës sot ia dolëm me sukeses të kurorzojmë njërin nga investimet kapitale më serioze të programit investiv të vitit 2012. Ndërtimi i kësja rruge me një gjatësi prej 5,5km dhe gjërsi prej 6m  kap vlerën prej 500 mije euro , para të cilat në vlerë prej 320 mije euro janë siguruar nga EBRD dhe 180 mijë euro nga komuna e Gostivarit. Krahas zgjerimit  dhe asfaltimit  të ri të rrugës në tërsi u bë rikonstruimi i rrjetit të ujesjëlljesit në linjën kryesore në Forinë dhe u zgjodh problemi me ujërat atmosferik dhe pjesërisht ato fekale ne të dy fshatrat.

Ky investim është vetem pjesa e parë e investimit , pasiqë komuna ka aritur të siguron edhe 250 mijë euro nga Banka Botrore për ndërtimin e njërës anë të trotuarit të rrugës në vlerë  prej 220 mijë euro , investim ky i cili pritet të realizohet gjatë vjeshtës së këtij viti , kohë kur  njekohësisht do të realizohet  edhe rruga Cegran –Tumcevisht në vlerë prej 220 mijë euro. Së bashku me 230 mijë euro investime nga buxheti i komunës që u realizuan në vitin 2011 në këto dy vendbanime , totali i investimeve arrin shumën prej 1,2 milon euro  që në keto vendbanime nuk jane bërë prej kur ekzistojnë keto dy fshatra që llogaritën ndër më të medhenjetë në Maqedoni.

E veçanta e këtij investimi është menaxhmenti shumë i suksesshëm i komunës në shfrytëzimin e fondeve financiare nga banka ndërkombëtare , fondet buxhetore  vetiake dhe particimi i qytetarëve të komunës në realizimin e investimeve kapitale të cilat zgjedhin probleme të rëndesishme infrastrukturore dhe krijojnë kushte për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe urbanizim cilësor,,.

Kryetari Osmani falimenderoi në vecanti operatorët ekonomik dhe qytetarët për bashkëpunim shumë cilësor në tejkalimin e shumë kontesteve që u paraqitën gjatë realizimit tre mujor të këtij investimi.

Në fund të këtij përurimi SHKA ,Jahi Hasani, performoi një program artistik simbolik dhe u shtrua një koktel modest. (INA)



No comments:

Post a Comment