PDSH përmes një reagimi të shkurtër i është kundërpërgjigjur sot akuzave të BDI.
"Me mijëra herë ju kemi thënë BDI-së kush jeni ju? Ndërkohë, sqarojuni shqiptarëve çka është duke ndodhur me aksionin policor "Monstrum", ku i keni faktet për atë që i quajtët shqiptarët islamist radikal dhe terrorist?", pyet PDSH.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të reagimit të shkurtër theksohet një pyetje e drejtpërdrejt për Ali Ahmetin se "kush e vrau shokun tënd të ngushtë Harun Aliun?".
BDI sot reagoi kundër PDSH-së me rastin e shënimit të 19 vjetorit të këtij subjekti politik shqiptar, duke e quajtur subjekt që vazhdimisht përçau shqiptarët. (INA)
No comments:
Post a Comment