Sunday, July 8, 2012

Serbët shkaktojnë autokolona të gjata 15 km

Autokolona të gjata deri në 15 kilometra sot në mesditë janë regjistruar në Serbi, për shkak të fluksit të madh të makinave. 

Autokolona janë shtuar në pikën e pagesës së rrugës në lokacionin Nais në autostradën Nish- Shkup, ku kolonat e gjata janë shtuar dhe se shoferët e makinave presin më shumë se dy orë për të kaluar këtë pikë të pagesë të rrugës.  Autokolona është shkaktuar vetëm në pjesën e rrugës që çon drejt Shkupit. 

“Po punojmë me kapacitete intensive dhe janë lëshuar të gjitha tetë pikat e pagesës në drejtim të Shkupit”, ka theksuar një nëpunës i pikës së pagesës të ndërmarrjes serbe për rrugët.  Sipas tyre, kolona është ngarkuar sidomos pas defekteve të dy kamionëve në këtë pikë pagesore. Në mesin e udhëtarëve po mbizotëron nervozizëm dhe se bëhet fjalë për një numër të madh të mërgimtarëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të cilët vijnë për pushime verore në vendlindje. Një numër i madh janë edhe turistë turq të cilët gjithashtu kthehen në vendlindje për pushime përmes Maqedonisë dhe Greqisë.  (INA)



No comments:

Post a Comment