Saturday, July 7, 2012

Gordon: Serbia duhet të pajtohet me realitetin e Kosovës

Ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Evroazi, Filip Gordon deklaroi sot në Dubrovnik se SHBA presin normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. 

“As ne, por as edhe BE nuk presim që Serbia në këtë fazë të njohë Kosovën. Ajo këtë nuk do ta bëjë. Megjithatë, Serbia duhet të pajtohet me realitetin demokratik, sovranitetin, pavarësinë dhe Kosovën multietnike në kufijtë aktual”, deklaroi Gordon në ditën e dytë të Samitit Kroacia në Dubrovnik. 

Sipas tij, SHBA duan të ndihmojnë në këtë proces, por Beogradi duhet të ndërpres mbështetjen për strukturat ilegale të sigurisë dhe gjyqësore në veriun e Kosovës.  

“Beogradi nuk guxon të bllokoj përpjekjet e Kosovës për decentralizimin dhe se ndarja nuk është opsion as për Serbinë por edhe as për Kosovën”, deklaroi ndihmës sekretari amerikan Gordon, duke shtuar SHBA mbështesin integrimin e rajonit në strukturat evropiane. (INA)



No comments:

Post a Comment