Tuesday, July 3, 2012

I burgosuri në burgun e Shtipit sulmon me gurë gardianët

Një i burgosur në burgun e Shtipit në Maqedoni sot ka sulmuar me tjegulla dhe gurë gardianët e burgut. 

I burgosuri është ngjitur në kulmin e burgut dhe ka nisur më pas të sulmojë gardianët e burgut. 

Arsyet e këtij veprimit të tij, sipas autoriteteve të burgut kanë të bëjnë me pakënaqësitë për vuajtjen e dënimit në vetmi dhe dhoma të izoluara dhe se nuk i ishte miratuar një pushim fundjave. 

Pas disa orëve të kësaj revolte, pesë gardianë të burgut kanë arritur që të mposhtin të burgosurin dhe ta dërgojnë në qendrën mjekësore për qetësim. Autoritetet e burgut të Shkupit nuk kanë dhënë detaje mbi të dhënat e të burgosurit. (INA)

 



No comments:

Post a Comment