Tuesday, July 3, 2012

Vritet një shqiptar në Mitrovicë

Bekim Ademi, 28 vjeçar është vrarë sot në mëngjes në pjesën jugore të Mitrovicës. 

Lajmi është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka informuar se viktima u vra para një kafeneje në pjesën jugore dhe se pa shenja jete ishte transportuar në Spitalin e Mitrovicës. 

Bekim Ademi po jetonte dhe punonte në Suedi, ndërsa para disa ditëve ai kishte ardhur për pushime në vendlindjen e tij. Vrasja ka ndodhur pas një zënke midis viktimës dhe dy personave të tjerë në dalje të kafeterisë “Kroni” të Mitrovicës. (INA)



No comments:

Post a Comment