Friday, July 6, 2012

Moti i keq me stuhi dhe breshër në Gostivar

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu, breshër dhe erëra të fuqishme ka përfshirë sot rajonin e Gostivarit dhe një pjesë të Pollogut. 

Për gjysmë ore, tërë zona e Gostivarit është përfshirë nga moti i keq, duke pasuar me reshje intensive të breshërit.

Nga moti i keq një pjesë e komunës së Gostivarit ka ngelur pa energji elektrike, por më pas situata është normalizuar. Nga reshjet e shiut janë shkaktuar vërshime dhe gjendje e rënduar në rrugët e qytetit të Gostivarit. Erërat e forta dhe stuhia gjithashtu kanë shkaktuar edhe dëme materiale, me ç`rast nga rrëzimi i drunjve të lartë janë dëmtuar disa makina dhe objekte. Dëme materiale kanë pësuar edhe disa objekte banimi. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz. (INA) 



No comments:

Post a Comment