Thursday, July 5, 2012

Arifi: Integrimi në strukturat euroatlantike mbetet prioritet

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Teuta Arifi sot u takua me Ilir Rusin, nënkryetarin e Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan të SHBA-ve.

Gjatë takimit zëvendëskryeministrja Arifi informoi rreth statusit të implementimit të reformave në lidhje me procesin e integrimit evropian veçanërisht në fushat e përfshira me Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë, siç janë liria e shprehjes dhe mediave, reformat zgjedhore dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Arifi theksoi se integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike mbetet prioritet i Qeverisë.

Ndërkaq, nënkryetari Rusi theksoi aktivitetet e Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe sigurimin e përkrahjes për integrimin e tyre në BE dhe NATO. (INA)



No comments:

Post a Comment