Wednesday, July 4, 2012

Nazif Visoqi, dënohet me 16 vite burgim për vrasje të rëndë

Gjykata e shkallës së parë vendosi se kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej.

Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, shpalli Nazif Visoqin fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve. Të pandehurit i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 16 viteve burgim.

“Gjykata e shkallës së parë vendosi se kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej. Megjithatë, kishte shumë faktorë lehtësues që kontribuan në shqiptimin e një dënimi më të lehtë, ku njëri prej tyre ishte pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit.Nazif Visoqi është shpallë fajtorë për vrasjen e Miodrag Komatinës dhe për lëndimin e Dejan Bogiçeviqit dhe Drashko Ojdaniqit për shkak të një kontesti pronësor në fshatin Dobrushë, Komuna e Istogut më 20 tetor 2011″, njofton EULEX-i.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i. (INA)

 



No comments:

Post a Comment