Wednesday, July 4, 2012

Thaçi i uron Paul Wohlers-it 4 Korrikun

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka a uruar amabasadorit të SHBA-ve në Shkup dhe popullit amerikan 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

"I nderuar Ambasador Paul Wohlers.Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë feste jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë popujt paqedashës në botë, përfshirë këtu edhe populli shqiptar. Në këtë ditë, ne përkujtojmë vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqës", thuhet në telegram urimin e kreut të PDSH-së.

Thaçi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e patundur që SHBA-të historikisht i kanë dhënë popullit shqiptar në rrugën e vështirë për liri dhe demokraci. 

"Shpresa ime dhe e partisë që unë e drejtoj është që të mirat e lirisë, paqës dhe demokracisë t'i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare shprehim uratat tona për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së", theksohet në fund të telegramit. (INA)

 

 



No comments:

Post a Comment