Thursday, July 5, 2012

Kurti: Kryeministër mos u zgërdhi

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur hajn tipik kryeministrin Hashim Thaçi. Ai këto akuza i ka bërë në seancën e Kuvendit, duke folur për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti madje i ka thënë kryeministrit Thaçi "mos u zgërdhi".

Kurse, kryeministri Thaçi e ka kursyer Albin Kurtin nga fjalët fyese, pasi që siç është shprehur ai e respekton babain e tij.

Thaçi e ka quajtur të pandërgjegjshëm Albin Kurtin dhe ka thënë se tani ka kaluar koha e komunizmit dhe se ai nuk do ta shohë më fytyrën e Hashim Thaçit, pasi nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës. (Indeksonline/INA)



No comments:

Post a Comment