Thursday, July 5, 2012

Berisha: Të jetë 100 vjetori i të vërtetave historike

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se ky 100 vjetor i Pavarësisë së vendit, të jetë ai i të vërtetave historike.

Duke folur në mbledhjen e komitetit ndërministror të 100-vjetorit të pavarësisë, kryeministri Berisha ka bërë apel për zbardhjen e drejtë të historisë ndërsa shtoi se Shqipëria është i vetmi komb i cili ka pësuar falsifikime të mëdha në historinë e tij.

" Nderi më i madh që ne mund t`i bëjmë 100-vjetorit të pavarësisë është shndërrimi i tij në të vërtetat historike të Shqipërisë në këto 100 vite. Kjo është e domosdoshme sepse në 100 vjet asnjë komb dhe asnjë vend tjetër nuk kishte një deformim dhe një falsifikim të historisë siç patën dhe përjetuan shqiptarët. Asnjë vend nuk përjetoi një mohim të momentit kulmor në historinë e tij. Diktatura, pushtimet bënë që ata të mos njohin të vërtetat historike të kombit dhe vendit të tyre. Është bërë një punë e madhe në këtë aspekt por prap janë akte madhore , momente dhe procese që presin nga studjuesit tanë por edhe nga institucionet zyrtare të marrin vlerësimin e tyre real" shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha është ndalur në një moment historik për të cilin duhet të zbardhet e vërteta dhe kjo është lufta anti-fashiste.

"Një rëndësi fondamentale për të cilën duhet të zbardhet e vërteta është rezistenca e armatosur. Nuk ka lëkundje në cilësimin e saj pasi ajo përbën në nga faqet më të ndritura. Çdo njeri që vendos në mëdyshje rëndësinë jetike të luftës dhe rezistencës të shqiptarëve bën një gabim fatal. E vërteta është se Shqipëria u rreshtuan në anën e koalicionit anti-fashist, në anën e drejtë të historisë dhe bënë që çdo përpjekje për coptimin e saj të hidhej poshtë" shtoi Berisha. 

Berisha u ndal në disa aspekte të luftës çlirimtare, që sipas Berishës ishte Britania e Madhe financoi luftëtarët shqiptarë gjatë luftës Nacional Çlirimtare. (INA)

 

 



No comments:

Post a Comment