Monday, August 13, 2012

Benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë, dizeli për 1,5 denarë

Prej sonte në mesnatë sërish do të shtrenjtohen derivatet e naftës, me ç`rast benzina do të jetë më shtrenjtë për 3,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për litër.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper 98 do të jetë 87,50 denarë për litër, Eurosuper 95 do të jetë 86 denarë për litër. Eurodizeli do të jetë 73 denarë për litër, ndërsa nafta ekstra e lehtë do të jetë 61,50 denarë për litër.

Ky është shtrenjtimi i tretë i radhës nga 16 korriku i këtij viti, për shkak të shtrenjtimit të derivateve të naftës në bursën botërore dhe nga lëvizja e kursit të dollarit. (INA)



No comments:

Post a Comment