Tuesday, August 7, 2012

Thaçi e Daçiqi, bartës të dialogut

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Catherinë Ashton, në konsultim të ngushtë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, po përgatisin "platformën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi që do të miratohet nga të dy kryeministrat.

Kjo pasi që kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, do t'u bjerë barra kryesore për të udhëhequr dhe përfunduar dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu do të nisë në tetor të këtij viti dhe, sipas këtyre burimeve, të dy udhëheqëset e diplomacisë, evropiane dhe asaj amerikane, janë të interesuara që I gjithë procesi të përfundojë Brenda këtij viti.

Madje Ashton dhe Clinton do të jenë edhe garantuese të marrëveshjes, si dhe ndërmjetësuese të kryeministrave që do të duhej të vendosnin normalitetin mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur "nevojë për njohjen formale të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia".

Paraprakisht diplomatët ndërkombëtarë tek kanë folur në kushte anonimiteti, kanë shpjeguar se nuk përjashtohet një takim edhe në mes të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

"Takimi I presidentëve mund të jetë formal. Ndoshta në mënyrë simbolike do të shënojë zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. Kjo marrëveshje është pika kyq për të mundësuar eliminimin e ndarjes së Kosovës.

Menjëherë pas zbatimit të kësaj marrëveshje duhet të ndodhë takimi mes kryeministrave që do të prodhojë edhe marrëveshjen", i ka thënë Kohës Ditore një zyrtarë I lartë I akredituar në Kosovë.

Gjithashtu është bërë e ditur se ekzistojnë edhe planet e këtyre takimeve, dhe që këto plane I janë prezantuar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhje po ashtu të njëjtat plane do ti prezantohen edhe Ivica Daçiqit. (INA)



No comments:

Post a Comment