Saturday, August 11, 2012

Sekuestrohet 1 ton drogë në gadishullin e Karaburunit, me destinacion Italinë

Një ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa me destinacion trafikimin në shtetin fqinj, Itali, është sekuestruar nga policia e Vlorës.

Nga Strukturat e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është marrë informacion në rrugë operative se në një sasi e madhe lëndësh narkotike gjendej në brigjet e gadishullit të Karaburunit dhe se do të trafikohej në drejtim të Italisë.

Në sajë të një operacioni të koordinuar antidrogë edhe me Repartin e Forcave Speciale 'Delta Forcë' është bërë e mundur që rreth 3 km larg Gjirit të "Shën Vasilit", në gadishullin e Karaburunit të gjendet një sasi prej rreth 1 ton lënde narkotike kanabis sativa, informon policia e Vlorës.

Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.(INA)



No comments:

Post a Comment