Wednesday, August 8, 2012

Pesë zjarre aktive në Maqedoni

Pesë zjarre aktive janë të regjistruar në tërë territorin e Maqedonisë, ndërsa deri tani janë lokalizuar dy zjarre masive në Oktis të Ohrit dhe Shën Petkë të Shkupit. 

Kjo bëhet e ditur sot përmes një komunikate nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Siç bëhet e ditur, një zjarr aktiv vijon në lokalitetin Bilak të Tanushës, por me intensitet më të ulët. 

Zjarre aktive janë edhe në periferi të fshatit Radushë, ku për shuarjen e tij janë dërguar sot në mëngjes tre ekipe zjarrëfikësish.  Flakët e zjarrit akoma po përhapen në fshatin Gurgurnicë, duke djegur disa hektarë të malit. 

Zjarre të tjera janë regjistruar edhe në Maqedoninë Lindore dhe Jugore, ku bëhet e ditur për disa hektarë tokë dhe male të djegura. QMK ka bërë të ditur se po ndjek situatën në terren dhe se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për lokalizimin e tyre. (INA)



No comments:

Post a Comment