Thursday, August 9, 2012

Buçkovski: 11 vite më parë kishte tentime për të minuar Marrëveshjen e Ohrit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski ka deklaruar se vrasja e 11 ushtarëve maqedonas në një pritë 11 vite më parë në lokalitetin Karpallak në autostradën Shkup – Tetovë ishte një tentim për të minuar arritjen e Marrëveshjes së Ohrit. 

Vrasja e ushtarëve maqedonas në një autobus që ishte pjesë e një karvani ushtarak në Karpallak më 8 gusht 2001 riktheu tensionet e mëdha dhe përleshjet në terren midis forcave qeveritare maqedonase dhe Ushtrisë Clirimtare Kombëtare. 

“Një ditë para se të ndodhte kjo tragjedi, ne kishim përfunduar negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, dhe kishte mbetur vetëm nënshkrimi solemn. Por u pa qartë se dikush dëshironte të minonte dhe të pengonte këtë proces”, ka deklaruar Buçkovski për gazetën “Fokus”, duke theksuar se ky sulm i ndërmarrë ndaj karvanit të Armatës së Maqedonisë ka qenë një nga episodet më të paqarta të konfliktit të vitit 2001.

Sipas tij, ky sulm është i ndërlidhur me likuidimin e një grupi me një krye një komandant të njohur të UCK-së në Shkup nga forcat e sigurisë (vrasja e komandant Telit) dhe humbja e jetës së ushtarëve maqedonas nga shpërthimi i një mine në afërsi të fshatit Luboten. (INA)



No comments:

Post a Comment