Thursday, August 9, 2012

Papadopulu përfundon misionin diplomatik në Shkup

Ambasadorja greke në Shkup, Aleksandra Papadopulu përfundon misionin e saj diplomatik në Maqedoni. 

Nga MPJ greke bëjnë të ditur se Papadopulu përfundon misionin në Shkup dhe vazhdon karriera e saj në misione tjera diplomatike për të përfaqësuar shtetin grek. 

Para largimit të saj, zyra ndërlidhëse diplomatike greke e cila nuk është në cilësinë e ambasadës në Shkup theksoi se do të organizohet pritje solemne nga ambasadorja në largim, për të faleminderuar gjithë kolegët e saj diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve në Maqedoni për bashkëpunimin e deritanishëm.  Por, nga ana tjetër, akoma nuk bëhet e ditur se në këtë pritje a do të marrin pjesë përfaqësues të MPJ-së dhe Qeverisë së Maqedonisë. (INA)



No comments:

Post a Comment