Monday, August 6, 2012

Opozita do të tërheq përfaqësuesit e saj nga Komisioni i Lustrimit

Partitë opozitare në Maqedoni pritet të tërheqin anëtarët e tyre nga Komisioni për lustrimin.

Ky vendim do të pasojë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa arsyetimi për ndërmarrjen e këtij hapi është publikimi i dosjeve të personaliteteve të njohura publike, duke i shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën.

Nga opozita theksojnë se do Komisioni për hapjen e dosjeve publikon dosjet dhe emrat e personaliteteve të implikuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, pas pritur vendimet e instancave të larta gjyqësore.

LSDM dhe PDSH kanë anëtarët e propozuar të tyre në këtë komision, dhe  se këto dy parti të opozitës gjatë kësaj jave pritet të deklarohen lidhur me veprimet e fundit të Komisionit, me shpalljen e emrave dhe dosjeve të personave të shpallur si ish-spiunë. (INA)



No comments:

Post a Comment